Bërsia e thatë e ullirit është një nga alternativat më ekologjike të energjisë, për një sërë arsyesh:
- – Burim i rinovueshëm i energjisë
- – Tërësisht i ripërtëritshëm: Nuk përbën në prerjen e ndonjë peme; është vetëm një nënprodukt i procesit të nxjerrjes së vajit nga fruti i ullirit të korrur.
- – Produkt i vendit, duke stimuluar keshtu bujqësinë ne vend
- – Karbon-neutral, sipas Bashkimit Europian dhe legjislacionit ndërkombëtar, që do të thotë se lëndët djegëse të biomasës nuk kontribuojnë në rritjen neto te emetimeve të gazrave sere, pasi dioksidi i karbonit i emetuar ne atmsofere gjatë djegies së biomasës thithet serish nga bimësia qe rritet.
- – Lufton ngrohjen globale dhe ndryshimin klimatik duke zëvendësuar tërësisht lëndët djegëse fosile në prodhimin e ajrit të nxehtë, ujit të nxehtë dhe avullit.
- – Rregullon tregun e nënprodukteve të ullirit, duke qënë se fabrikat e vajit të ullirit shpesh e hedhin bërsinë e lagësht të ullirit në kanalet e ujit ose e lënë të kalbet në shi. Kjo dëmton rëndë jetën ujore duke vrarë peshq dhe gjallesa të tjera në ujë, si dhe dëmton ambientin përreth, pasi biomasa që nuk trajtohet emeton gazra që kontribuojnë në ngrohjen globale: si psh metani qe është dhe më agresivi.