
Bashkimi Europian & Energjia e Rinovueshme
- Për më shumë se njëzet vjet, Bashkimi Europian (BE) ka qenë në pararojë të lëvizjes drejt energjisë së rinovueshme. Duke zbatuar politika te forta, ajo ka arritur të sigurojë një rritje të qëndrueshme të konsumit të energjisë së rinovueshme në rajon duke filluar nga 9% te energjise totale te konsumuar në 2005, në 16.7% të totalit në 2015. BE-ja është sigurisht në rrugën e duhur për të arritur objektivin e vendosur për vitin 2020: arritja e 20% të energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë në BE.
- Më tej, në vitin 2014 Këshilli Europian ka rënë dakord për një objektiv të ri: arritjen e një minimumi prej 27% të energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë në BE për periudhën deri në 2030.
- Bashkimi Europian ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Parisit, e cila vendosi qëllimin për të kufizuar rritjen e temperatures globale në “shumë më pak se 2 ° C” në krahasim me nivelet para-industriale. Në praktikë, kjo nënkupton uljen e emetimeve globale të karbonit nga përdorimi i energjisë në Zero deri në vitin 2060 dhe ruajtjen e këtij niveli deri në fund të shekullit.