bërsi ulliri e thatë
Kompania jonë ofron një zgjidhje të rinovueshme dhe ekologjike për konsumatorët e energjisë. Së pari, ne mbledhim bërsinë e lagësht të ullirit që është një nënprodukt i fabrikave të nxjerrjes së vajit të ullirit në vend. Më pas, në fabrikën tonë kryejmë tharjen industriale të bërsisë. Pas përfundimit të këtij procesi, jemi gati të shesim produktin final: bërsinë e thatë të ullirit, si një bio-lëndë djegëse të ngurtë tek bizneset apo entitete te tjera që kanë nevojë për energji.
Në rast se klientë të caktuar kanë nevojë për sasi të konsiderueshme produkti, partneriteti ynë ndërkombëtar me gjigantët e Bashkimit Europian në industrinë e biomasës, u siguron të gjithë klientëve tanë një furnizim të vazhdueshëm të produktit.