Birra Stela

Birra stela

stela

BIRRA STELA

Birra Stela është një fabrikë e birrës në Tiranë, që mbulon rreth 15-18% të konsumit të birrës në tregun shqiptar.

Më parë, fabrika përdorte LPG në mënyrë që të prodhonte avullin e nevojshëm.

Siç veprojmë përgjithsisht në këto raste, së pari vizituam ambientet e fabrikës Stela për të marre njohuri të hollësishme mbi proceset industriale të fabrikes, specifikat e vendndodhjes dhe kërkesat e avullit. Pas kryerjes së srudimit në vend, ne hartuam nje propozim I cili përmbushte kërkesat e avullit të Stelës, duke mbuluar gjithçka, që nga teknologjia e duhur e djegies, depozitimi i lëndës djegëse, deri te plani i instalimit dhe mirëmbajtjes etj.

Në fillim të vitit 2019, Birra Stela ndryshoi teknologjinë e djegies nga kaldaja me gaz në kaldajë me biomasë me një kapacitet prej 4 Ton avull / orë. Që nga ajo kohë fabrika ka përdorur produktin tonë: bërsi ulliri si lëndë djegëse për të furnizuar kaldajën që prodhon avull. Klientët që ndërrojnë kaldajën me gaz në kaldajë që djeg bërsi ulliri, ulin shpenzimet e energjisë termike me 30%.

Birra STELA është një tjetër projekt i suksesshëm në industrinë e birrës, duke treguar që bizneset që kërkojnë avull përfitojnë nga kursime të mëdha financiare duke përdorur bërsi ulliri si lëndë djegëse, në vend të lëndëve djegëse fosile. Bërsia e ullirit është lehtësisht ekonomikisht me e favorshme sesa gazi natyror, i cili është lënda djegëse fosile më e lirë në Shqipëri.

Për më tepër, ndryshe nga lëndët djegëse fosile, bërsia e ullirit është një burim i rinovueshëm i energjisë.
Duke djegur bërsi ulliri në vend të LPG, Birra STELA ka parandaluar nje rritje neto të 57 Ton CO2 në muaj në atmosferë!

search cross