icon

KAON

Birra KAON është një fabrikë e vendosur në Tiranë, Shqipëri, e cila prodhon birrë që nga viti 1995.

Më parë, fabrika përdorte LPG në mënyrë që të prodhonte avullin e nevojshëm.

Ne i ofruam Birrës KAON një alternative, shumë më të favorshme ekonomikisht dhe miqësore me mjedisin: përdorimi i bërsisë së thatë të ullirit si lëndë djegëse e ngurtë, për të prodhuar avullin e nevojshëm.

Së pari, kryem një studim te detuajuar në vend, ku u njohëm më afër me proceset industriale të fabrikës, specifikat e vendndodhjes dhe kërkesat për avull. Pas shqyritimit të informacioneve te mbledhura, ne i prezantuam Birrës KAON një zgjidhje përshtatur nevojave të KAON, duke përfshirë këtu teknologjinë e duhur të djegies, depozitimin e bërsisë, planin e instalimit dhe mirëmbajtjes, etj.


Në 2018, Birra KAON ndryshoi teknologjinë e djegies nga kaldaja me gaz në kaldajë me biomasë me një kapacitet prej 4 Ton avull / orë. Që nga ajo kohë fabrika ka përdorur produktin tonë: bërsi ulliri si lëndë djegëse për të furnizuar kaldajën që prodhon avull. Klientët që ndërrojnë kaldajën me gaz në kaldajë që djeg bërsi ulliri, ulin shpenzimet e energjisë termike me 30%.

KAON është një projekt i suksesshëm që dëshmon se bizneset që kërkojnë avull kursejnë shuma të mëdha financiare kur përdorin bërsi ulliri si lëndë djegëse, në vend të lëndëve djegëse fosile. Bërsia e ullirit është lehtësisht shumë më ekonomike sesa gazi natyror, i cili është lënda djegëse fosile me e lirë në Shqipëri.

Për më tepër, ndryshe nga lëndët djegëse fosile, bërsia e ullirit është një burim i rinovueshëm i energjisë.
Duke djegur bërsi ulliri në vend të LPG, KAON ka parandaluar nje rritje neto të 654 Ton CO2 në vit në atmosferë!

search cross