Kompani
kush jemi
Ne jemi një kompani energjetike, e apasionuar ndaj inovacionit dhe qëndrueshmërisë.
Historia jone i përngjan evolucionit që pasqyron shumë nga kohët tona moderne. Ne perkushtohemi të permbushim kërkesën për energji, duke u siguruar që metodat tona janë të qëndrueshme dhe ku është e mundur, 100% të rinovueshme.


cfarë bëjmë
Ne jemi fokusuar ne dy fusha kryesore:
tregtinë me shumicë të produkteve të naftës, dhe nëse klienti eshte i përshtatshëm, ne ofrojmë një “one-stop shop” për nje tranzicion te plote dhe te lehte ne perdorimin e energjise se rinovueshme, specifikisht: biomasë si lëndë djegëse e ngurte.

koncepti ynë
Koncepti ynë është të sigurojmë akses në energji, e cila është esenciale për një cilësi më të mirë jetese. Megjithatë, është po aq e rëndësishme për ne që të kontribuojmë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke qenë një nga sfidat më të rëndësishme të gjeneratës sonë.
Kjo perben pikërisht thelbin e biznesit tonë: Sigurimi i aksesit në energji, me një pamje të fortë drejt se rinovueshmes.

etika
AFT SHA është një histori evolucioni, gjithmonë me shikimin drejt së ardhmes, udhehequr nga inovacioni, por stoike mbi vlerat dhe parimet me të cilat ka filluar rrugetimin e saj.
Ne besojmë se marrim ate cka japim. Ne punojmë fort, jemi transparente dhe jemi gjithmone ne kerkim te teknologjive me të reja, efikasitet energjetik, de-karbonizimit dhe energjise se rinovueshme.

vlerat tona
Veprimet tona vijne si rezultat i vlerave qe ndajme, duke garantuar korrektësi, ndershmëri dhe integritet në të gjitha marredheniet e biznesit. Nëpërmjet standardeve tona të larta të etikes kemi ndertuar dhe vazhdojme te perforcojme besimin e klientëve dhe partnerëve tanë. Ne sigurohemi që të jemi në përputhje me standardet më të larta ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.